Ato janë një nga dyshet më argëtuese të televizionit italian. Po flasim për Massimo Boldi dhe Christian De Sica, të cilët kanë mbetur një nga figurat më të rëndësishme të filmave komikë. Por ajo që kemi vënë re është se në filmat e fundit, Boldi ka munguar dhe arsyen për këtë, e ka bërë të ditur së fundmi në një intervistë radiofonike. I pyetur për arsyen e ndarjes nga bashkëpunëtori i tij i hershëm, Boldi u shpreh: “Ai më ka para borxh”. Me këmbënguljen e moderatorit të radios, Boldi rrëfeu se bëhet fjalë për një shumë prej 300 mijë eurosh. Këtë deklaratë nuk e mirëpriti Christian De Sica. I ftuar në një studio televizive, ai u shpreh: “I kam borxh 300 mijë euro? Pleqëria…”. Të vërtetën e dinë vetëm ata!/syri.net