Këngëtarja Zanfina Ismaili ka treguar pjesë nga e kaluara e saj duke kujtuar se cilën lëndë në shkollë preferonte më shumë e cilën jo. Ajo ka treguar se lëndë që donte më shumë ishte historia.
Kështu thotë Zanfina Ismaili, e cila në një intervistë tregon edhe për lëndën që e ka urryer. Ja ç’thotë ajo:
“Matematikën nuk e dija e nuk e kuptoja dhe fillova ta urrej shumë. Në matematikë gjithmonë kam pasur notën 2 apo 3, dhe gjithmonë kur kujtoj kohën e shkollës së mesme më kujtohet që thoja: Matematika ma shkatërroi jetën!”,-ka vijuar Ismaili.