Jemi në sezonin kur virozat janë të përhapura kudo dhe është e pamundur të shpëtosh pa u prekur nga ftohja apo gripi.
Ekspertja e mjekësisë alternative, dr. Sarah Brewer, autore e librit “Eat Well, Stay Well” rekomandon që në vend të antibiotikëve të përdorni këtë lule për t’i shpëtuar ftohjes dhe gripit.
Ekinacea mund të përdoret për të parandaluar ose trajtuar ftohjen.
Kjo bimë mjekësore tradicionale, e quajtur ndryshe lulja me petale vjollcë, është përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e helmimit të gjakut, kafshimin nga gjarpri, temperaturën, ekzemën dhe për të lehtësuar alergjinë.
Përbërësit: Vajra esencial, glikoside, amide poliacetilene, antibiotikë.
Ekinacea mund t’ju ndihmojë ta rimerrni veten menjëherë nëse jeni prekur nga ndonjë virus gripal ose ftohja.
Kjo bimë është e famshme për efektet e saj antibakteriale, antivirale dhe antimykotike.
Të dhëna nga 14 studime të ndryshme, ku janë përfshirë rreth 3000 vullnetarë të cilët kishin shfaqur simptoma të ftohjes dhe ishin të ekspozuar ndaj viruseve, treguan se përdorimi i lules ekinacea shkurton kohëzgjatjen e ftohjes në vetëm 1.4 ditë.
Pjesët që përdoren:
Rrënja në përgjithësi përdoret si pluhur apo si tinkturë për të gjtiha llojet infeksioneve dhe pezmatimeve. Në veçanti përdoret për të trajtuar infeksionet urinare, të ftohurat, gripin, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
Hysni Dankshi, mjek alternativ, shpjegon si mund të përdoren përbërësit e kësaj luleje për sëmundje të ndryshme:
Dektokti: përgatiten 10 ml nga ky lëng dhe merren çdo 2 orë për të trajtuar dhimbjet e rënda dhe të infeksioneve.
Tinkturë: merren 2-3 ml tinkturë çdo 2 orë për gingivat e dhëmbëe dhe infeksionet e gojës, ethet, infeksionet urinare, sidomos në 2 ditët e para të simptomave, shkruan Shendeti. Në gjendje infeksionesh kronike, përdoret rregullisht me doza më të ulëta, sidomos në rastet e infeksioneve urinare ose bl infeksione të gjëndrave të organizmit.
Gargara: përdoret për të trajtuar fytin e rrituar. Përgatitet nga tretja në një gotë ujë të ngrohtë 10 ml tinkturë.
Pluhuri: nga kjo bimë përdoret për t’u hedhur në plagë ekzema, djegie, gërvishtje të lëkurës etj.
Kapsula: merren 3 x 200 mg në ditë. Ato përdoren në infeksione të veshkave, rrugëve urinare, infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes së sipërme ashtu dhe të rrugëve të poshtme./Panorama