Ashtu si çdo vit, edhe ardhja e 2017-ws është shoqëruar me mesazhe urimi që personazhe të politikës, artit dhe skenës shqiptare, kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Dikush sapo ora ka trokitur 00:00, dikush më herët apo edhe ndonjë tjetër të nesërmen e 1 Janarit, ata nuk kanë ngurruar që të urojnë të gjithë shqiptarët. Por cilin urim të tyre kanë pëlqyer më së shumti shqiptarët?! Nga një hulumtim i ‘Gazetës Express, edhe pse nuk është më Kryeministër, ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha rezulton të ketë urimin më të pëlqyer. Mbi 51 mijë pëlqime, ka marrë fotografia e Berishës, postuar në Facebook së bashku me mbishkrimin e tij për vitin 2017.
Pas tij vjen menjëherë këngëtarja Enca Haxhia, që me urimin e saj ka marrë mbi 40 mijë pëlqime, duke lënë pas jo vetëm politikanët, por edhe kolegët e saj në skenë.
Pas Berishës dhe Encës, urimet më të pëlqyera nga shqiptarët janë ai i Ardit Gjebreas me mbi 27 mijë pëlqime, dhe i Ermal Mamaqit me mbi 23 mijë pëlqime.
Kryeministri Edi Rama, edhe pse kishte zgjedhur që urimin ta bënte përmes një videomesazhi, nuk ka kaluar dot 18 mijë pëlqime në Facebook.
Pas Kryeministrit është radha e këngëtares Bleona Qerreti dhe trashëgimtarers së Top Channel, Lori Hoxha të cilat në urimet e e tyre në rrjetet sociale kanë marrë rreth 15 mijë pëlqime.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në mesin e urimeve të shumta që ka shpërndarë nëpër të gjitha rrjetet sociale, duhet të kënaqet me rreth 13 mijë pëlqime në videon e postuar nga Tirana se si u prit ardhja e vitit 2017.
Detajet që të bien në sy është se urimet e këngëtarëve si Sinan Hoxha, Besa Kokëdhima, Stresi, Zajmina Vasjari apo edhe i dy modeleve si Armina Mevlani dhe Anxhela Martini, rezultojnë më të pëlqyera se sa ai i politikanëve.
Kështu Basha me kartolinën e tij të urimit, nuk ka marrë dot më shumë se 3600 pëlqime.
Ndërkohë urimi më pak i pëlqyer është i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili nuk ka shkuar dot më shumë se 800 pëlqime, duke u renditur kështu i fundit. /Gazeta Express/