Era Istrefi është një ndër artistet që ka më shumë fansa, jo vetëm prej hitit “Bonbon”, por edhe prej stilit të saj të veçantë. Pas performancës në Zyrih, Erën e ka pritur një surprizë shumë e bukur. Fansat e saj shqiptarë i kanë dhuruar një libër me letra të shkruara për të, krijime dhe dedikime të tyre. Dhurata i është dorëzuar nga një fans i saj shqiptar që jeton në Zyrih. Këngëtarja është gëzuar shumë për dhuratën dhe madje ka postuar disa nga faqet e librit në Snapchat ku falenderon fansat të cilat i quan “Nicera”./revistawho.com