Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi i Xhemi Shehut: Hyra në “Top Channel” kur isha 20 vjeçe, them se ky është programi i fundit që bëj

04/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi i Xhemi Shehut: Hyra në “Top Channel” kur isha 20 vjeçe, them se ky është programi i fundit që bëj

Prezantuesja e “Portokalli” në Top Channel Xhemi Shehu, është padyshim një prej figurave më të dashura të ekranit. Xhemi është nga ato personazhet pozitivë për të cilën dëgjohen, thuhen e shkruhen vetëm fjalë të mira. Por pavarësisht kësaj ajo shpesh e mendon që të ikë nga televizioni për shkak të natyrës diskrete që ka. Drejtuesja e disa formateve të rëndësishme në “TCH” e kujton fare mirë ditën e parë kur shkeli në televizionin ku punon dhe sot: “Kam hyrë për herë të parë në “Top Channel” në vitin 2003, isha 20 vjeçe. U zhvilluan audicionet për edicionin e dytë të “Fiks”-it. Dikush më pati thënë atëherë që po të pish ujë me sheqer qetësohesh. E mbaj mend që kam pirë shumë ujë me sheqer gjatë atij audicioni. Dhe nuk e kisha parashikuar që udhëtimi im do të ishte kaq i gjatë”, thotë ajo në divanin e studios së “Pasdites” së Jonida Shehut. Më tej Xhemi ka treguar për natyrën diskrete që ka, që gjithnjë e ka peguar të bëjë një punë kaq publike. “është shumë e çudtishme në fakt që unë jam ende në televizion sepse jam shumë tip diskret. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Nuk më pëlqen që të dukem shumë dhe këtë përpiqem që ta shmang sa herë që më jepet mundësia duke mos postuar shumë foto në rrjetet sociale, duke evituar këto daljet apo festat e ndryshme në kryeqytet. Dhe gjithmonë në çdo program që kam bërë kam thënë “ky do të jetë i fundit, nuk do të dal më, do heq dorë”. Kështu them edhe për këtë sezon. Kështu kam thënë gjithmonë. Unë shoh vetëm “Portokalli”-në por edhe më përpara kur nuk e drejtoja vetëm atë shikoja. Tani e shoh por e shoh vetëm, asnjëherë me familjen. E shoh më një sy kritik dhe them me vete ‘këtë gjë do ta përmirësoj’ por se bëj asnjëherë”, shpjegon moderatorja. Shehu tregon gjithashtu se të vegjëlit e saj janë mësuar me idenë që kanë një mami prezantuese e nuk i bën asnjë përshtypje. “Djemtë nuk i kam marrë asnjëherë në ambientet e punës. Martini është rritur me këtë frymën që unë punoj në televizion, jam prezantuese. Po i duket krejt normale, nuk sheh asgjë të çuditshme”, ka thënë Xhemi Shehu./ revistawho.com






Tags: Xhemi Shehu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Studimi i fundit: Njerëzit duan të heqin dorë nga kjo gjë më shumë sesa nga duhani

Studimi i fundit: Njerëzit duan të heqin dorë nga kjo gjë më shumë sesa nga duhani








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera