Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

GRIPI/ Flet epidemiologu: Tani është piku i qarkullimit të virozës, vaksinat janë falas

04/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
GRIPI/ Flet epidemiologu: Tani është piku i qarkullimit të virozës, vaksinat janë falas

“Nuk ka vend për panik. Situata gripale në vend nuk është e rrezikshme. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend të rënieve të rasteve”. Kështu deklaroi gjatë Artan Simaku, Epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik në rubrikën ‘Opinon’ në “News24”. Ai bëri thirrje se nuk ka vend për panik, pasi situata është nën monitorim dhe gjithçka është në kontroll. Në një kohë kur thuhet se numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 18 mijë, Simaku bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion vaksinën antigrip, për të gjithë popullatën. Po ashtu ai bëri të ditur se bazuar në të dhënat e ISHP, pritet që vala e të prekurve nga ky virus të ulet në javët në vijim, por asgjë nuk mund të parashikohet me gripin. “Vaksina do të ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, dhe situata nuk është e rrezikshme. Nuk do të ketë më rritje të numrit të të prekurve. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend në rënie të rasteve. Tani është piku i qarkullimit të gripit. Një nga metodat e parandalimit është vaksinimi. Personat më të rriskuar janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne dhe personat me sëmundje kronike. Përveç gripit ka dhe viruse të tjera, siç është virusi aspirator, që ka klinikë të ngjashme, por më i rëndë. Vaksina e gripit, ndryshe nga të gjerat, duhet të bëhet çdo vit. Pasi çdo vit viruset pësojnë ndryshime të ndryshme gjenetike. Gripi pritet që të ketë një rënie në javët në vijim. Por asgjë nuk është e parashikueshme, pasi varet dhe nga temperaturat. Klima e ftohtë e favorizon përhapjen dhe popullata duhet të ketë kujdes. Gjëja e parë që një person duhet të bëj është që të paraqitet direkt tek mjeku i familjes. Të shmang shkuarjen në farmaci. Numri i rasteve është më i lartë sesa vitin e kaluar. Këtë vit u rritën mbi aktivitetin normal sezonal. Nuk ka ndryshim tjetër nga viti i kaluar përveç shtimit të rasteve.”, thekson Simaku. Po ashtu, epidemiologu theksoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të personave të prekur nga gripi në gjendje të rëndë, por vetëm ata që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. “ISHP monitoron çdo ditë personat në gjendje të rëndë që janë shtruar në spitale. Monitorojmë shtrimet dhe repartin e Kujdesit Intensiv. Këta persona janë të shtruar dhe me diagnoza të tjera. Nuk janë vetëm me grip. Jo se janë raste të gripit.”, përfundoi ai. /BalkanWeb





20170104-170906-e1483547125693


Tags: gripi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Drake “kërcënohet” nga ish i dashuri i këngëtares

Drake "kërcënohet" nga ish i dashuri i këngëtares








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera