Një 30-vjeçare ka postuar një foto në Facebook dhe ka ofruar 300 paund në këmbim të dikujt që do ta ndihmonte të rikuperonte pikët e humbura të patentës.
Sheree Siddall, nga Yorkshire, në vetëm dy vite i ishte pezulluar disa herë leja e qarkullimit pasi ishte kapur duke lëvizur mbi normal e shpejtësisë. Por edhe kësaj here e ka pësuar keq, pasi njoftimin e saj e ka parë edhe një oficer policie. Jo vetëm kaq, por nga reflektimi i syzeve të saj dukej se ishte duke i dhënë makinës ndërkohë që bënte foto, fakt që u përdor sërish kundër saj. Ajo është dënuar me 4 muaj burg si 8 muaj pezullim të lejes së qarkullimit./Panorama