I ftuar në ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen e djeshme ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sigurisht përveç punës së tij të palodhur me kryeqytetin, Veliaj njihet dhe për karakterin e tij popullor. E pikërisht mbrëmë ai ka bërë një hyrje shumë të veçantë e gazmore në studion e Mamaqit, duke kërcyer këngën ‘Ra faja prej fiku’.