Të gjitha vajzat ëndërrojnë të bëhen princesha. Por të jesh princeshë nuk është aq bukur sa shohim nëpër foto apo filma. Kate Middleton dhe Princeshë Diana duken të lumtura në foto, por ka shumë rregulla strikte dhe tradita që princeshat duhet t’i përmbahen.
Rregulli 1. Princeshat jetojnë me rregullat e familjes së Mbretëreshës. Në familjen mbretërore, Mbretëresha i merr të gjitha vendimet. Për shembull e dinit që duhet të ndaloni së ngrëni kur Mbretëresha përfundon së ngrëni? Nuk ka rëndësi nëse ke ushqim të lënë në pjatë!
Rregulli 2. Princeshat nuk kanë pseudonime. Pasi kurorëzohesh Princeshë duhet t’i harrosh të gjitha emrat që të kanë thirrur më përpara.
Rregulli 3. Princeshat nuk votojnë. Teknikisht është e ligjshme të votosh, por kjo do të konsiderohej jo kushtetuese.
Rregulli 4. Princeshat nuk mund të kandidojnë për poste politike. Përsëri kjo do konsiderohej jo kushtetuese.
Rregulli 5. Princeshat duhet të jenë shumë të pastra, me pak fjalë mos t’i ngjisë qimja e flokut. Ato duhet të ndërrohen nëntë herë brenda 24 orëve.
Rregulli 6. Princeshat duhet të bëjnë shumë bamirësi. Shumica e princeshave duhet të gjejnë një ose dy kauza për të mbështetur. Shumë prej tyre krijojnë shoqatat e veta bamirëse.
Rregulli 7. Princeshat duhet të mësojnë sa më shumë gjuhë. Kjo është e rëndësishme sepse kur udhëtojnë në vende të tjera, ato bashkë-bisedojnë me anëtarët e familjes mbretërore të shtetit tjetër.
Rregulli 8. Princeshat nuk mund të luajnë lojën “Monopoly”. Kjo duket e çuditshme, por nuk është shaka. Në 2008, Princ Andrew, Duka e York, tha se Familja Mbretërore nuk ishte e lejuar të luante Monopoly sepse konkurrenca është e ligë.
Rregulli 9. Princeshat nuk mund të hanë fruta deti, sepse duhet të ruhen nga helmimi.
Rregulli 10. Princeshat heqin dorë nga karriera e tyre e mëparshme pasi bëhen princesha. Të jesh princeshë është punë me kohë të plotë.