Sot ka nisur transmetimin seriali më i fundit prodhim i Digitalb, “Skandërbeg” dhe protagonisti kryesor i këtij telefilmi, Ermal Mamaqi ka ftuar për ta ndjekur bashkë me të serinë e parë, ish-drejtuesit e tij në Digitalb, Alban Jahon dhe Gim Poçarin. “Duke prit të filloj Skandërbeg…”, -shkruan Ermali. Seriali “Skandërbeg” është risi jo vetëm për tregun ballkanik, por edhe atë ndërkombëtar pasi nuk ekziston asnjë serial që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës. Me foton e postuar në Instagram ku duket gjithashtu edhe Ami me Joelin, Ermali ka treguar kështu edhe ambientet e shtëpisë së re./revistawho.com