Pas fjalimit të Meryl Streep në Golden Globes ku ajo kritikoi presidentin, Trump foli shumë pak në lidhje me këtë në gazetën “The New York Times”. Ai u shpreh se nuk e kishte parë ceremoninë dhe as komentet e Streep. Pasi aktorja tha se ai kishte përdorur pozitën për të poshtëruar një gazetar, Trump e mohoi këtë. “Unë isha duke vënë në pikëpyetje një reporter i cili ishte nervozuar sepse kishte ndryshuar historinë. Njerëzit thonë se unë po tallesha me paaftësinë fizike të reporterit, thua se Meryl Streep apo të tjerët lexojnë mendjen time, dhe nuk e kam bërë një gjë të tillë.” -tha Trump. Ai shtoi se Meryl Streep mbështet Hillary Clinton prandaj flet kështu. Trump e mbylli intervistën duke thënë se inagurimi i tij i ardhshëm do të ketë shumë yje të filmave./revistawho.com