Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

PLANI/ Ministria e Arsimit: Pushimet, orët do të zëvendësohen të gjitha

09/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
PLANI/ Ministria e Arsimit: Pushimet, orët do të zëvendësohen të gjitha

Ministria e Arsimit ka hartuar një plan konkret mbi mënyrën sesi do të bëhet zëvendësimi i orëve të mësimit të parealizuara për shkak të mbylljes së shkollave nga moti i keq. Në një prononcim për ATSH-në, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj u shpreh se është ngritur grupi i punës nga ministria në bashkëpunim me drejtoritë rajonale arsimore. Ajo sqaron se nuk ka ende një vendim të plotë por në drejtoritë rajonale janë dërguar plan orientues lidhur me zëvendësimin e orëve që kanë mbetur pa u realizuar për shkak të ditëve të pushimit nga moti i keq. “Eshtë bërë një plan konkret sesi do të veprohet por ende nuk është marrë një vendim i plotë. Në bazë të programit të secila shkollë do të llogarisë orët e humbura dhe sipas një grafiku do të bëhet zëvendësimi i tyre që mund të jetë edhe gjatë ditëve të shtuna por ky zëvendësim do të shtrihet përgjatë tërë vitit. Secila shkollë do të përgatisë një program të plotë, pra një grafik sesi do të bëjë të mundur zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit, të cilën do t’ja dërgojë më pas Ministrisë së Arsimit. Aktualisht, grupet e punës të ngritura nga MAS në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale janë në terren duke vëzhguar situatën”, tha zv/ministrja Malaj. Mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave erdhi pas vendimit të dates 3 janar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u vendos shtyrja e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend dhe qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi. Këshilli i Ministrave vendosi të martën që të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Më pas erdhi vendimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësisë, më date 7 janar për mbylljen e shkollave deri më 14 janar./ Balkan web






Tags: planipushimet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
“Sarasvatiçandra”, Kumud kap mat Sarasin me një femër tjetër… ja çfarë do ndodhë nesër

"Sarasvatiçandra", Kumud kap mat Sarasin me një femër tjetër... ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera