Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit

10/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit

Aktorët amerikanë me famë Angelina Jolie dhe Brad Bitt do ta vazhdojnë në konfidencë procesin gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e përbashkët që kanë dërguar në agjencinë e lajmeve Associated Press (AP), Jolie dhe Pitt kanë theksuar se kanë marrë vendimin që me ndihmën e gjykatësit privat t’i mbajnë “të fshehta” detajet e procesit të divorcit. “Palët dhe avokatët e tyre kanë nënshkruar marrëveshje për të ruajtur të drejtat e privatësisë së fëmijëve dhe familjes së tyre duke i mbajtur të gjitha dokumentet gjyqësore konfidenciale dhe duke angazhuar gjykatës privat për të dhënë vendimet e nevojshme ligjore dhe për ta lehtësuar zgjidhjen e shpejtë të çështjeve”, thuhet në njoftimin e përbashkët të aktorëve Jolie dhe Pitt.





Marrëveshja për fëmijët

Gjithashtu, theksohet se çifti ka arritur marrëveshje të bashkëveprojë që fëmijët ta tejkalojnë procesin e divorcit dhe që familja të takohet në ditë të caktuara. Që nga dita kur morën vendimin për divorc më 15 shtator e deri më tani, Angelina Jolie dhe Brad Pitt për herë të parë kanë lëshuar deklaratë të përbashkët.
Çifti ishte martuar më 2014 pasi kishin qenë së bashku 10 vite, ndërkohë që në fazën e divorcit çifti kishte hasur në mosmarrëveshje për gjashtë fëmijët e tyre, prej të cilëve tre janë biologjikë dhe tre të birësuar. Në kërkesën e divorcit Pitt kërkoi kujdestari të përbashkët mbi fëmijët. Avokati i Jolie përmes një deklarate kishte theksuar se çifti ka rënë dakord përkohësisht që fëmijët mes moshës tetë dhe 15 vjeçare të ngelin nën kujdestarinë e së ëmës dhe që Pitt të vazhdojë terapitë familjare.


Nga ana tjetër, Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje në Los Angeles kishte hapur hetim ndaj Pitt nën dyshimin se gjatë një fluturimi në muajin shtator kishte ushtruar dhunë ndaj të birit të tij 15-vjeçar. Gjatë fazës së divorcit me Jolie, ndërkaq, autoritetet kishin theksuar se nuk është gjetur asnjë provë që dëshmon se aktori me famë ka përdorur dhunë verbale apo fizike ndaj fëmijëve të tij.

Tags: Angelina Joliebrad pitt
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Next Post
Ndahet Nicki Minaj nga i dashuri, zbulohet arsyeja

Ndahet Nicki Minaj nga i dashuri, zbulohet arsyeja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera