Saras, Kumud dhe Kabir kthehen në shtëpi. Vidiaçatur, Gunial dhe Dugba i përqafojnë ata dhe gëzohen kur shohin Kabirin. Dugba i thotë Kabirit se ata kanë parë Sarasvatin në sytë e tij. Kabiri mbush sytë me lotë. Saras pyet për Denin. Vidiaçatur i thotë se Deni ka shkuar për një punë dhe do kthehet. Kumud i pyet pse janë të shqetësuar. Mamaja e Jashit i tregon gjithçka. Kumud habitet kur ajo i tregon që Kalika akuzoi Denin për përdhunim. Kabir thotë se Guman është përgjegjëse për gjithë këtë dhe ajo do ndëshkohet. Vidiaçaturin e marrin në telefon nga spitali dhe i thonë se Lakshmidani mund të zgjohet nga momenti në moment. Të gjithë gëzohen dhe nisen për në spital. Saras e bind Kabirin të shkojë edhe ai. Kabir tregon të vërtetën që ishte ai që bëri aksidentin e Lakshmidanit. Edhe Saras i tregon të vërtetën atij që Guman e ka ndërruar me një bebe të vdekur dhe gënjeu Lakshmidanin. Ai thotë se Guman do ndëshkohet. Deni vjen. Ai dëgjon bisedën që Guman donte të vriste Kabirin në Londër dhe që e ka ndërruar me një bebe të vdekur. Të gjithë habiten kur shohin Denin. Kabir e përqafon atë pasi Deni është i lënduar. Saras thotë tani që tre vëllezërit janë bashkë Guman do ndëshkohet. Ata shkojnë tek Lakshmidani. Kabir ulet pranë tij dhe i thotë të dua baba. Ai pendohet dhe qan. Saras i thotë Kabirit mos të mërzitet. Deni i thotë se Lakshmidani do jetë i lumtur kur ta shohë. Kabir i tregon se Lakshmidani do bëhet mirë pasi ishte ai që e mbante në koma me gjilpëra. Të gjithë habiten. Saras i thotë se të gjithë bëjnë gabime por ai është vëllai i tij. Deni merr në telefon Gumanin që të takohen. Kalika i tregon Gumanit që Saras dhe Kumud ja kanë thënë të gjitha Denit dhe se ata janë kthyer me Kabirin. Guman habitet. Kalika kthehet në shtëpi dhe Jash i tregon asaj letrat e divorcit. Ai i thotë t’i firmosë. Kalika dhe të gjithë habiten. Vidiaçaturi flet me Jashin dhe i thotë se martesa nuk mund të prishet kaq lehtë. Saras, Kabir, Deni dhe Kumud shkojnë në komisariat të ankohen për Gumanin. Saras i tregon inspektorit mëkatin që ajo ka bërë 21 vite më parë. Inspektori thotë se është krim i madh por nuk mund ta ndëshkojë sepse nuk ka prova. Saras i thotë se ka një dëshimtare Menkan. Inspketori i thotë ta sjellë atë. Ata kthehen në shtëpi. Kalika i kërkon Sarasit të ndalojë Jashin. Ajo i kërkon ndihmë Kumudit. Kumud del kundër Kalikas. Saras i thotë se vetëm Jashi vendos. Kalika i kërkon një shans Jashit. Jash i thotë të firmosë letrat e divorcit përndryshe do i thotë policisë çfarë bëri ajo. Ai i thotë të vendosë midis martesës apo burgut. Kalika firmos letrat e divorcit. Ajo del nga dhoma duke qarë dhe betohet që do marrë hak kundër Kumudit.