Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku njihet për stilin e saj modern dhe shpeshherë ajo eksperimenton edhe me flokët. Muajin që kaloi ajo vendosi t’i presë flokët shkurt duke bërë një ndryshim në pamje, por në foton e publikuar së fundmi Morena shfaqet me flokë kaçurrela ngjyrë çokollatë. Kjo foto është e një seti fotografik të hershëm të cilën këngëtarja ka vendosur ta postojë tani. Morena morishumë komente pozitive me këtë look i cili duhet thënë se i shkon shumë./revistawho.com