Sokol Balla në një intervistë për Intv ka bërë një nga rrëfimet e rralla për jetën e tij. Një nga gazetarët politikë më të njohur në vend përveç jetës së tij profesionale, ka folur edhe rreth marrëdhënies me fëmijët e tij.
“Në momentin që në jetë vjen fëmija jot, vetvetiu ti kalon në plan të dytë. Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem shumë i përkujdesur për fëmijët e mi. Mendoj që e kam bërë mirë këtë pjesë edhe pse ndoshta jo me të njëjtën cilësi si mamaja e tyre, por kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi.”
Po sot, çfarë marrëdhënie ka krijuar gazetari me fëmijët e tij? A është ai një baba i rreptë?
“Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta. Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër” përfundon me buzëqeshje z.Balla. Ndiqeni rrëfimin e tij në linkun e mëposhtëm (min 20:07).