Një nga deputetet më simpatike të Kuvendit të Shqipërisë, na ka shfaqur sonte një imazh ndryshe të vetes së saj. Shpesh e komplimentuar për dukjen, kombinimin e veshjeve apo këpucët me shije, Majlinda Bregu është sigurisht një nga gratë e njohura më të kuruar në Shqipëri. T’i gjesh një “tufë flokësh” jashtë krehjes është gati e pamundur. Ndaj pamja e saj me mëngët përveshur e me përparësen veshur, bën përshtypje. Ajo shfaqet teksa gatuan në kuzhinë me mikun e saj ndërsa ka shkruar:”Meqenëse asnjeri s’kishte ngrënë fare fare po fare, këtë periudhë, unë dhe doktori “kishim turnin” e darkës ‘së lehtë'”./ revistawho.com