Këngëtarja e njohur Xhesika Polo, pak javë më parë u vu në qendër të mediave dhe portaleve për veshjen transparente në Festivalin e 55 të Këngës në RTSH, pas së cilës pati edhe një reagim të ashpër. Për disa vite në skenë, Xhesika tashmë e ka krijuar profilin e saj dhe ka qenë mjaft e tërhequr nga jeta dhe skupet e showbiz-it. Megjithatë, duket se ka vendosur të jetë e hapur me publikun për ҫdo lëvizje të saj të re. Ndoshta kjo, edhe për të qenë jashtë gjykimeve dhe pikëpyetjeve me të cilat përballen shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare, shkruan “Class”. Me një foto të fundit të postuar në Insta Story, Xhesika ka treguar se ka bërë një fillers, mbushje në buzë. Pa e pasur aspak problem jo vetëm ta pranojë, por edhe tregojë për publikun, Xhesika u ka dhënë virtualisht një mesazh të gjithë artistëve që u shmangen (ose i fshehin) pyetje të tilla, edhe pse ndryshimet janë mjaft të dukshme.