Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Plagosja e biznesmenit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

15/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Plagosja e biznesmenit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Pronari dhe menaxheri i disa klubeve të natës në Tiranë dhe në Vlorë mbeti i plagosur dje me një plumb pistolete në këmbë, pas një atentati ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi Artur Aligjoni, 41 vjeç, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë në zonën e ish­Bllokut. Si pasojë e sulmit me armë, biznesmeni 41­vjeçar ka marrë një plumb të vetëm në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, shkruan “Panorama”. Autori ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat, i është afruar në këmbë biznesmenit 41­ vjeçar duke e qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4­5 metrash. Pronari i klubit të natës “Arena” u plagos në orën 04:35 të mëngjesit të djeshëm, kur po lëvizte në zonën e ishBllokut, pasi kishte dalë nga lokali që menaxhon. I plagosuri, sipas Policisë, është ishbashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare Hygerta Sako. Referuar hetimeve të kryera nga ana e Policisë, dyshohet se atentatori ka qenë një person i vetëm, i cili, pasi e ka qëlluar 41­vjeçarin një herë me pistoletë, është larguar në këmbë nga vendi i krimit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi Artur Aligjoni, 41 vjeç, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet, u qëllua me armë në zonën e ish­Bllokut. Si pasojë e sulmit me armë, biznesmeni 41­vjeçar ka marrë një plumb të vetëm në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, shkruan “Panorama”. Autori ka qenë një person i vetëm, i cili, sipas pamjeve të marra nga kamerat, i është afruar në këmbë biznesmenit 41­ vjeçar duke e qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4­5 metrash. Pronari i klubit të natës “Arena” u plagos në orën 04:35 të mëngjesit të djeshëm, kur po lëvizte në zonën e ishBllokut, pasi kishte dalë nga lokali që menaxhon. I plagosuri, sipas Policisë, është ishbashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare Hygerta Sako. Referuar hetimeve të kryera nga ana e Policisë, dyshohet se atentatori ka qenë një person i vetëm, i cili, pasi e ka qëlluar 41­vjeçarin një herë me pistoletë, është larguar në këmbë nga vendi i krimit. Autori dyshohet se ka lëvizur në rrugicat e zonës duke humbur gjurmët, edhe pse në disa momente të itinerarit që ka ndjekur, është kapur nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë.





HETIMET

Policia e Komisariatit nr.2 mësohet se po heton në pistën e një hakmarrjeje të mundshme në lidhje me një ngjarje ku biznesmeni është përfshirë në muajin shtator 2016. Policia ka thënë se shtetasi Artur Aligjoni asokohe plagosi me thikë shtetasin Halim Hysa, pas një konflikti që ata patën mes tyre. Më vonë, biznesmeni u la i lirë duke u proceduatr për “plagosje të lehtë”. Për shkak të kësaj piste, mësohet se janë shoqëruar në komisariat i plagosuri i dy muajve më parë, Halim Hysa, dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme. Ata mësohet se kanë mohuar autorësinë e plagosjes me armë në zonën e ish­Bllokut, duke paraqitur edhe alibitë përkatëse. Hetuesit e policisë ndërkohë bëjnë me dije se janë duke hetuar edhe disa konflikte të tjera të mundshme të 41­ vjeçarit, që kanë të bëjnë kryesisht me punën e tij si menaxher në disa lokale në Tiranë dhe Vlorë. Grupi i hetimit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur atentati dhe po kqyr me detaje regjistrimet filmike.


Tags: artur aligjoniplagosje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
Largimi nga televizioni, moderatori kosovar bën një tjetër deklaratë të papritur

Largimi nga televizioni, moderatori kosovar bën një tjetër deklaratë të papritur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera