A e dini se dita e sotme konsiderohet si dita më e mërzitshme e vitit?
Në fakt janë disa faktorë që arrijnë këtë konkluzion.
Qëllimet e paarritura të vitit të kaluar, i ftohti, fakti që keni shpenzuar shumë para për festat e fundvitit, premtimet që personat tuaj të dashur nuk i kanë mbajtur; të gjitha këto ndikojnë që ju të mërziteni, ndoshta edhe të bini në depresion.
Pas këtij dyshimi nuk është një shkencë e rreptë që vendos ekzaktësisht në mënyrë të prerë për këtë fenomen, edhe pse e “Blue Monday” apo “E Hëna e Kaltër” është pranuar çdo vit nga njerëzit.
Sipas sajtit “Metro”, është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall që arrin në përfundimin se 16 janari është dita më e mërzitshme e vitit.
Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga festat e fundvitit, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.
Për këtë arsye në 16 janar, arrihet ngarkesa më e madhe duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.
Cliff Arnall shprehet se të hënën e tretë të janarit është koha kur euforia për festat e fundvitit zhduket dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për t’u përballur.
Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.
Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar, për ta bërë sadopak këtë ditë më të gëzueshme për ta.
Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “E Hëna e Kaltër”./syri.net