Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje! 19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi? 19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë! 19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka! 19/03/2026
Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë! 19/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi i Bebe Rexha: Producenti më ngacmoi seksualisht kur isha 19 vjeçe

16/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi i Bebe Rexha: Producenti më ngacmoi seksualisht kur isha 19 vjeçe

Për më pak se 12 muaj këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë e famshme, Bebe Rexha, ka arritur të futet në top 10­shen botërore me këngën “In The Name of Love”. Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj “No Broken Hearts” si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Award. Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan “The Sun”. Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa u lodhur prapa skenave si kompozitore. Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin “Hey Mama” të David Guettas, si dhe “Me, Myself and I” të G­Eazys. Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie, përcjell Koha.net. Ajo ndau një histori të hidhur me “The Sun”, duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe. “Ai i ka bërë masazh këmbëve dhe shpinës time dhe kur më thërriste në celular më pyeste ‘Çfarë ke veshur tani?’”, tha Rexha për “The Sun”. “Por [ekipit tim të vjetër] nuk i ka interesuar fare kjo gjë pasi që ai ishte një producent i madh”. “Në një moment kur unë isha në studio, u ndjeva sikur ishte shumë e rrezikshme, pasi ai ishte së bashku me të gjithë shokët e tij. I thashë se është një maskara dhe se më trajton në mënyrë të papërshtatshme. Dola jashtë, e mora veturën dhe thjesht kam ikur”, përfundoi ajo. Bebe Rexha nuk është ylli i parë femër e cila akuzon publikisht producentët meshkuj me të cilët ato punojnë për së afërmi dhe të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme. Në tetor të vitit 2014, pop ylli i njohur Kesha ka ngritur padi duke u ankuar se ajo ishte abuzuar seksualisht nga producenti Dr Luke, emri i plotë i të cilit është Lukasz Gottwald, me të cilin ajo ka pasur kontratë kur ishte 18 vjeçe./Panorama






Tags: Bebe Rexha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje!

19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?
Breaking News

Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?

19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!
Breaking News

Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!

19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!
Breaking News

E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!

19/03/2026
Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!
Breaking News

Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!

19/03/2026
“Jam vetëm”, Selin në lot pas largimit të Gimbos!
Breaking News

“Jam vetëm”, Selin në lot pas largimit të Gimbos!

19/03/2026
Next Post
+16/ Publikohet traileri i filmit më të frikshëm, nuk do keni guxim ta shihni të plotë

+16/ Publikohet traileri i filmit më të frikshëm, nuk do keni guxim ta shihni të plotë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera