Kris Jenner është shumë pranë kurorëzimit të dashurisë së saj në martesë. Kris, e cila është në një marrëdhënie me Corey Gamble prej dy vitesh, raportohet të organizojë një ceremoni martesore në muajt e ardhshëm. “RadarOnline” raporton se Kris dhe Corey do i thonë “po” njëri-tjetrit këtë pranverë.
“Ata kanë patur uljet dhe ngritjet në të shkuarën por Corey e pëlqen shumë jetën me Kris dhe kjo e fundit ndihet e mbrojtur edhe e dashuruar nga Corey”- ka thënë një burim i brendshëm.
Burimi ka zbuluar gjithashtu se si pjesë e përgatitjeve të dasmës, Jenner po përgatit gjithashtu një çertifikatë paramartesore, e cila do të firmoset nga çifti.