Aktori i njohur turk Erkan Petekkaya ka përfunduar në spital mbrëmjen e djeshme për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Që prej mbrëmjes së djeshme aktori ndodhet në një spital privat në Stamboll ndërsa gjendja e tij raportohet se po përmirësohet. ‘Erkan ka probleme në mushkëri, por gjendja po përmirësohet me shpejtësi. Nuk është ende përcaktuar kur do të lërë spitalin.” Ka thënë bashkëshortja e aktorit Didem Petekkaya/syri.net