Një nga efektet që sjell stresi është nxitja për të konsumuar ushqime të gatshme dhe aspak të shëndetshme.Shkencëtarët kanë kryer një studim të kohëve të fundit mbi këtë fenomen dhe thonë se sikleti nga mërzia na shtyn të kërkojmë të hamë ushqime të ëmbla ose yndyrore, të cilat simulojnë dopaminën. Por ka edhe një listë ushqimesh që duhet të hamë kur jemi të stresuar.
1.Biskota me gjalp arre sepse ndihmon në nivelin e sheqerit në gjak.
2.Brokoli me djath të shkrirë sepse kalçiumi që përmban djathi ndihmon në relaksimin e nervave.
3.Ujë te ngrohtë me limon sepse uji stimulon zorrët ndërsa limoni të ndihmon në zgjimin e mëngjesit.
4.Çokollata e zezë sepse lëshon endorfinë dhe ul nivelin e presionit të gjakut.
5.Çaj jeshil ose kamomil sepse të dyja kanë përbërës që çlirojnë stresin dhe ankthin, por çaji jeshil përmban amino acid i cili ndihmon të relaksoheni.
6.Vezët e ziera sepse e verdha e vezës përmban vitaminën koline e cila ndihmon në memorien, pra herës tjetër kur të keni një provim konsumoni vezë.