Dita e sotme ka në fokus ditëlindjen e njërës prej trashëgimtareve të Top Channel, Sara Hoxhën. Bukuroshja feston 21-vjetorin e sigurisht kjo ditëlindje duhet të jetë më e bukura për të. Vetëm pak kohë më parë ajo përjetoi ndjesinë e të qenurit nënë. Sot Sara tregon dëshirën e saj më të madhe e është pikërisht prania e London Noor në jetën e saj. “Gjithçka dua për këtë ditëlindje dhe për çdo ditëlindje tjetër!” – shkruan ajo, duke shprehur qartë se vogëlushi është gëzimi i saj më i madh.