Një kohë u përfol se Genta Ismajli dhe Adelina Ismaili janë shoqe. Megjithatë, në një deklaratë të saj, Genta shprehet e rezervuar në këtë pikë, por nuk e mohon që ka respekt për Adelinën, shkruan “Kosovarja”. ‘’Besoj që as më parë nuk keni pasur rast të na shihni bashkë në qytet ose në ndonjë kafeteri. Flas jashtë punës ose xhirimeve të ndryshme dhe, sa u përket lëvdatave, unë personalisht edhe sot kam po të njëjtin mendim për Adelinën si këngëtare dhe e përshëndes shumë’’, ka thënë ajo.