“Në prag të koncertit, aria më e rëndësishme e çdo prove për Inva Mulën është Nina… Dy mamat duke u mrekulluar me krijimet e tyre më të bukura”. Këto janë fjalët me të cilat Sonila Meço ka shoqëruar këtë pozë. Një “dorë e fshehtë” e ka fotografuar atë bashkë me miken e saj Inva Mula, teksa shijojnë pranë njëra-tjetrës të tjera poza. Dy mamatë janë duke parë fotot e vajzave të tyre që kanë përafërshisht edhe të njëjtën moshë. E teksa Inva vazhdon koncertet e saj lirike, Sonila ende nuk ka vendosur të rikthehet në ekranin e vogël, tek i cili mungon qysh nga mbyllja e kanalit televiziv “Agon”.