Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndryshon formula e “Big Brother”, këtë vit çmimi i jepet një çifti

21/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndryshon formula e “Big Brother”, këtë vit çmimi i jepet një çifti

Edicioni i 9 i “Big Brother Albania” do të startojë në mars. Por, harroni gjithçka keni parë deri tani, sepse brenda shtëpisë do të luhen strategji krejtësisht të ndryshme. Burime nga produksioni i këtij ‘reality show’, kanë treguar për “Bluetooth” se këtë herë nuk ka ndryshuar vetëm shtëpia dhe banorët, por edhe mënyra e lojës dhe politika që do të ndjekë “Vëllai i Madh”. Por, ajo që është më e rëndësishme është fakti se ndryshe nga vitet e mëhershme, në këtë edicion do të ndryshojë edhe dhënia e çmimit. Burimet e “Bluetooth” kanë treguar se edicionin e këtij viti mund ta fitojë një çift, sikur të ishte një individ i vetëm. Pjesëmarrja e çifteve brenda shtëpisë më të madhe në vend nuk do të ishte aspak risi, duke qenë se edhe gjatë edicioneve të shkuara kemi pasur banorë që kanë hyrë si çift, por asnjëherë ata nuk kanë qenë pjesë e lojës si një lojtar i vetëm. Duket se këtë herë të dashuruarit mund të garojnë së bashku, përballë konkurrentëve të tjerë. Diçka të tillë ka prekur edhe autorja Alessia Grieco Vessiçhio, e cila ka thënë se fituesi mund të jetë një çift, por pa shpjeguar më shumë mënyrën e funksionimit të lojës. Sipas deklaratës së saj të dhënë pak ditë më parë, këtë edicion “do të fitojë ai që është i vërtetë. Televizioni ka një filtër dhe shpesh gabohet kur thuhet se njerëzve jepu çfarë të duash dhe ata e hanë këtë gjë. Jo, nuk është e vërtetë fare. Besoj se njerëzit dinë ta shohin të vërtetën. Besoj se do të fitojë personazhi, apo çifti që është i çiltër”, ka thënë ajo.(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)






Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
A është në burg Kika i “BB8”? Flet shoku: Shfrytëzonte ish-bashkëshorten

A është në burg Kika i “BB8”? Flet shoku: Shfrytëzonte ish-bashkëshorten








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera