Tashmë lidhja e saj është e ditur për të gjithë dhe Soni Malaj është më e dashuruar se kurrë. Kjo kuptohet qartë edhe nga dhurata që ajo do i bëjë Klevit, të fejuarit të saj, në ditën e të dashuruarve. Burime të “Revistës Class” tregojnë se Soni është aktualisht duke përgatitur një baladë të re dashurie, të cilën do t’ja kushtojë Klevit dhe do e publikojë më 14 shkurt.