Showgirl-i shqiptar e ftuar mbrëmë në emisionin Top Show për ‘jetën e Vip-ave shqiptarë’, ka deklaruar se udhëton shpesh me autobus e nuk ka asgjë të keqe.
“Ka qëlluar shpeshherë që kam përdorur autobusin për të shkuar në treg fruta perimesh për t’i blerë Gabrielit ushqime. Madje e kam parë edhe si argëtim frekuentimin e autobusave se jo gjithmonë mund ta paguaj taksinë”: është shprehur Hueyda me modestinë që e karakterizon.