Mehmet Asar është një muzikant turk. 52-vjeçari i ka shokuar të gjithë teksa ka deklaruar se është babai i këngëtares britanike me famë botërore, Adele. Ai është shprehur se është njohur me Penny Adkins, nënën e Adele, në 1987 në qyetinn e Bodrumit, pasi Penny ishte aty me pushime. Asokohe Asar punonte si taksist. “E dërgova Penny Adkins dhe miqtë e saj në një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë. Ajo m’u paraqit si infermiere. E pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ajo e zgjati pushimin dhe u kthye në Angli vetëm pas një muaji. Më pas, ajo erdhi në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj,” ka thënë ai.