Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ZBULOHET DOKUMENTI/ Enver Hoxha e pranonte: Nexhmija ka qenë fashiste vetëm një herë

24/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
ZBULOHET DOKUMENTI/ Enver Hoxha e pranonte: Nexhmija ka qenë fashiste vetëm një herë

Prej disa kohësh qarkullon lajmi se gruaja e ish- diktatorit Enver Hoxha ka qenë anëtare e partisë Fashiste italiane. Sot ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi publikon një dokument në rrjetet sociale, shkruan “Syri.net”, ku vetë Enver Hoxha e pranon se Nexhmia ka qenë njëherë anëtare e Partisë Fashiste.





“Sot po publikoj një dokument tjetër që provon se Nexhmije Xhunglini ka qenë anëtare e Partisë Fashiste në vitet 1941-1942. Kur publikova dokumentin e parë që provonte anëtarësimin e saj në Partinë Fashiste, kisha rastin të vëreja lloj-lloj reagimesh nervoze që synonin të vinin në dyshim një fakt historik. 

Sigurisht kisha disa prova që nuk e vinin në diskutim këtë fakt. Pëlqeva që provat t’i vendosja në hapësirë kohore të ndryshme.


auto_16142352-1207688645945635-968651825860911846-n_1485284167-76433831485286154

Nga praktika të cilën e posedoj qysh nga viti 2010, po postoj një provë tjetër, sigurisht për ta lexuar në radhë të parë enveristët, të cilët vetëm Enver Hoxhën besojnë. Natyrisht kam edhe prova të tjera, të cilat do postohen në kohë të tjera. Enver Hoxha jo vetëm ia mbajti dokumentin bashkëshortes së tij, por edhe e përhapi si informacion. Faktin e anëtarësisë në Nexhmijes në GLA, strukturë që bënte pjesë në fashin e Tiranës të Partisë Fashiste (e qartë në formularin e regjistrimit), e ka bërë të ditur edhe Enver Hoxha gjatë një analize të datës 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

“Biografinë, shoqja Nexhmije e ka të mirë, vetëm një herë ka qenë në GLA. Rrjedh nga shtresë nëpunësi të ulët. Që kur ishte e re ka punuar kundra italianëve dhe bënte pjesë në grupin komunist të Shkodrës. Vazhdimisht ka punuar me rininë dhe gjatë kohës që është hedhur në ilegalitet ka punuar edhe në forume. Çështjet i kupton mirë, vetëm se duhet të bëjë më shumë përpjekje për ngritjen e saj dhe të punojë me më shumë vullnet se shumë herë i heq zvarrë çështjet. 

Asaj i duhet gjithashtu të përmirësojë edhe metodën e punës pse merret me shumë gjëra të vogla. Gabime në vijë nuk bën pse është edhe vigjilente. Një e metë e saj është se pak i ka ndihmuar vartësit e saj dhe shumë pak ka shkuar në terren. Ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje për lartësimin e saj pse është në sektorin e agjitpropit dhe megjithatë dhe megjithatë nuk hap shumë libra me dorë dhe gjithnjë e sheh me shkresa. Kështu sigurisht që nuk mund të kalohet me njerëzit e agjitpropit. Këto të meta, ajo i ka, po ne mendojmë se i ka garancitë për të qenë në listë”, ka shkruar Dervishi.

Tags: Nexhmije Hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
VIDEO/ Rovena Stefa: Kam të pasme të mëdha dhe seksi!

VIDEO/ Rovena Stefa: Kam të pasme të mëdha dhe seksi!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera