Vetëm stilisti Karl Lagerfeld mund të marrë një 17-vjeçare, ta veshë me fustan nuse dhe ta nxjerrë të sfilojë në “Javën e modës” në Paris. Gjatë sfilatës Pranverë-verë 2017 të “Chanel”, Lily Rose Depp, vajza e aktorit Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Ajo ishte veshur me një fustan rozë dhe sfiloi përkrah Lagerfeld-it në mbyllje të shfaqjes. Kjo është hera e dytë që Lilly Rose sfilon për “Chanel”. Ajo ka sfiluar gjithashtu përkrah modeleve të njohura si Bella Hadid dhe Kendall Jenner./revistawho.com