Këto kohë në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se këngëtarja Big Mamma nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është nënshtruar një sërë operacionesh. Madje është thënë se ajo është prekur nga sëmundja e kancerit. Big Mamma ka reagur me një postim në të cilin shkruan:
“Fillimisht ju falenderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim por nuk kam mundur që të ju përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi të ju them të gjithëve miqëve dhe dashamirëve por edhe atyre që shpifin e shpikin, unë jam shumë mirë me shëndet, e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme mirëpo nuk kam pasur as kancer e as nuk e kam humbur vokalin e nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla…”– ka qenë postimi i plotë i Big Mama-s.