Sonte starton në “Top Channel” edicioni i 6-të e “The Voice of Albania”. Edhe sivjet nën prezantimin e Ledion Liços, do të shohim për 6 javë përzgjedhjen e konkurrentëve e më vonë 6 netët “live”. Siç është bërë e ditur më herët në media, katër trajnerët janë Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa Kokëdhima dhe Xuxi. E veçanta është se të katërt do të ulen për herë të parë në poltronat “rrotulluese” të këtij spektakli. Ende pa nisur transmetimi, është zbuluar një detaj që pritet ta shohim sonte. I ftuar në programin “Live from Tirana”, regjisori i “The Voice” Ergys Lubonja tregoi se në këtë natë merr pjesë një konkurrente që është e dënuar. Madje ai tha se vajza në fjalë shoqërohet nga dy policë. A është e lejueshme kjo? Duhet të presim të shohim spektaklin për të kuptuar më shumë./ revistawho.com