Deputeti Ben Blushi ka rrëfyer sot ne “In Tv” nje zenke qe ka ndodhur mes tij dhe kreut te Kuvendit Ilir Meta, ne kohen qe ata kane qene shoke klase ne gjimnazin “Sami Frasheri”. Ai ka thene se shkaku nuk i kujtohet, ndersa ka folur edhe se çfarë ka ndryshuar me Metën dje dhe sot.
Jeni zënë me grushta me Ilir Metën te “Sami Frashëri”…
Histori të vjetra. Sot me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy te i njejti gjimnaz dhe që të dy i kemi selitë e partive te rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre.
Konflikti per cfare ka qene?
Ka qenë një zënkë klase, kemi qenë shoke klase.
Për ide politike ishte?
Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar 2 javë nga shkolla.
Dhe s’ja merr mendja njeriu që Ben Blushi të jetë përjashtuar nga shkolla për dy javë…
Dhe s’besoj se do më ndodhë prapë që të zihem me Ilir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti. (qesh).
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/D32aWUWdBaM