Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Adelina Tahiri ka operuar këmbën. Në fakt lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja kur postoi një foto të këmbës së operuar në Insta Story. Megjithatë ajo la shumë pikëpyetje sesi kishte ndodhur kjo gjë. Ditën e sotme, Adelina me anë të një videoje “live” tregoi se aksidenti i ndodhi kur po rrëshkiqste me ski. Për gjendjen moderatorja tha se do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht./revistawho.com