Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vetëm para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë, duke mirëpritur ardhjen në jetë të vogëlushes Ameli. Ata po shijojnë ditë të lumtura si të gjithë çiftet kur bëhen prindër, e njëkohësisht kanë provuar edhe pagjumësinë.
Në një postim të bërë në llogarinë e Instagramit, Albani shihet shumë i lodhur. Bashkangjitur fotografisë së publikuar, këngëtari ka shkruar: “Pa gjumë por i lumtur”.
Duket se muajt e fundit nuk kanë qënë kaq të bukur për këngëtarin, i cili iu desh të qëndronte pranë vëllait të tij, pasi pësoi një aksident të rëndë automobilistik por fatmirësisht tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, e për më tepër Ameli i ka shtuar ngjyra më të bukura jetës së tij.