Anushka kujdeset për Kabirin. Saras dhe Kumud vendosin të shkojnë në festën e punës së Sarasit. Prashant sheh Kumudin të veshur bukur. Saras i thotë Kumudit se është bërë shumë e bukur. Ata shkojnë në festë shkruan revistawho.com. Dikush sjell pije por Saras thotë se nuk pi. Saras prezanton Kumudin me një klientin e tij. Klienti prezanton gruan e tij. Ajo dhe Kumud bisedojnë me njëra tjetrën për Mumbain. Kumud sheh Sarasin që po pi diçka dhe mendon se është alkool. Ajo shqetësohet dhe i thotë se do që të kthehet në shtëpi. Saras e pyet çfarë ndodhi. Kumud largohet. Saras e ndalon dhe e pyet çfarë ka. Kumud e ofenduar i thotë: “Ti the se nuk pi por pive, edhe mbrëmë mbështete atë plakën dhe jo mua. Pse po e bën këtë? Mendon se jam vajzë fshati dhe nuk e kuptoj këtë”. Klienti thërret Sarasin. Kumud kthehet në shtëpi. Kur Saras kthehet në shtëpi e gjen Kumudin duke qarë. Prashant i sheh ata me dylbi dhe qesh. Saras i thotë se nuk është ashtu siç mendon ajo. Kumud i thotë se nuk i duron gënjeshtrat. Saras shkon në punë por nuk përqëndrohet dot. Ai mendon për fjalët e Kumudit. Sekretarja e Sarasit e kupton këtë dhe i thotë atij t’i dhurojë lule Kumudit. Saras porosit një buqetë me lule për Kumudin. Ai niset për në shtëpi.Sekretarja thotë se lulet kanë arritur. Prashant sheh lulet dhe merr vesh që janë për Kumudin. Ai i hedh në plehra. Saras arrin në shtëpi dhe habitet kur e sheh buqetën me lule në kosh. Ai hyn në shtëpi dhe nuk i flet Kumudit. Të dy janë shumë të mërzitur me njëri tjetrin./revistawho.com