Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

30-vjetori përrallor i Elvana Gjatës, shpenzime marramendëse me të dashurin e pasur nga Tirana

04/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
30-vjetori përrallor i Elvana Gjatës, shpenzime marramendëse me të dashurin e pasur nga Tirana

Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur Elvana Gjata duket se ka hyrë në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla. Këngëtarja, e cila po i kushtohet biznesit të saj të fustaneve të eventeve “Altar”, po merr kohën e mjaftueshme për të hedhur hapat e duhur në muzikë, duke shijuar dhe jetën në maksimum, larg ritmit intensiv me udhëtime për punë nga një shtet në tjetrin.





Më 3 shkurt ajo ka festuar 30-vjetorin, duke marrë mijëra urime nga miqtë e njohur dhe të panjohur, ndërkohë që e ka festuar si në përralla, por në sekret të plotë me të dashurin e ri që njerëzit e piacës dhe të botës së artit e njohin si një nga djemtë shumë të pasur të Tiranës. Ndërkaq, mes personazheve të njohur të muzikës dhe ekranit që e kanë uruar publikisht, ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili edhe pse është duke shijuar pushimet dimërore më Amin dhe djalin e tyre, ka gjetur pak kohë për t’i uruar në Instagramin e tij këtë përvjetor Elvanës.

Elvana-Gjata-sexy-super


Si një nga miqtë më të mirë duke e uruar, ai ka zbuluar dhe një detaj që pak persona mund ta dinë, pasi mesa duket shumë shpejt Elvanën do ta shohim në tregun ndërkombëtar muzikor, që flitet së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Artistja shqiptare që ka më shumë hite se çdokush, ka ditëlindjen.

Mezi pres të shpërthesh në tregun ndërkombëtar… 100 vjeç motra!”, shkruante moderatori i humorit, Mamaqi. Ndërkohë që të gjithë presin të mësojnë nga vetë ajo të rejat e saj nëpërmjet ndonjë postimi të vetë Elvanës, ajo nuk ua jep këtë mundësi pasi vazhdon të ndjekë stilin e kohëve të fundit, duke ruajtur profil të ulët në publik. Ndryshe nga konkurrentet në muzikë, që postojnë gjithçka që bëjnë në jetë orë pas ore, Elvana ka vendosur ta jetojë në privatësi të plotë këtë periudhë të bukur të jetës.

Elvana-gjata-kryesore-1

Sipas miqve të saj, ajo po shijon lidhjen e re, me shpenzime marramendëse parash, pothuajse çdo fundjavë, gjatë udhëtimeve që bën jashtë vendit. Sa i takon muzikës, nuk dihet cilët do të jenë bashkëpunëtorët e rinj të Elvanës, pas shkëputjes nga Flori Mumajesi dhe “Threedots”. Edhe pse kishte kohë që qarkullonin fjalë se marrëdhënia mes tyre ishte prishur, e vërteta doli hapur në nëntor të vitit të kaluar gjatë inagurimit të “Altar”.

Elvana kishte ftuar në një darkë private miqtë e mikeshat e saj të ngushta, por jo Florin, për të cilin tregoi gjatë mbrëmjes një histori duke e quajtur në njëfarëmënyre ish-bashkëpunëtorin e saj. Tani të gjithë presin që Elvana të bëjë publike lidhjen me të dashurin e saj dhe më në fund të kenë mundësi të njohin se kë ka zgjedhur një nga artistet më të mira shqiptare dhe një nga femrat më të bukura shqiptare./ Panorama

Tags: elvana gjatai dashuri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
FOTO/ Tregon barkun për herë të parë, Tuna zgjohet midis dy dashurish: Mëngjeset si ky ia vlejnë çdo pritje

FOTO/ Tregon barkun për herë të parë, Tuna zgjohet midis dy dashurish: Mëngjeset si ky ia vlejnë çdo pritje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera