Një në tre vdekje vjen si pasojë e kancerit prej pirjes së duhanit por pavarësisht kësaj shifre alarmante sërish konsumimi i duhanit është në nivele shumë serioze. “WallhetHub”, web sajti i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal gjatë tërë jetës, shkruan “Syri.net”. Vlen të theksohet se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakete me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.