Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sadija rrëfen pengjet e fundit të Dritëroit: Amaneti për dorëshkrimet

04/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sadija rrëfen pengjet e fundit të Dritëroit: Amaneti për dorëshkrimet

Meraku i fundit i Dritëroit ishte fati i dorëshkrimeve, të cilat ai nuk arriti dot t’i botonte. Bashkëshorten e Dritëroit, Sadije Agollin, e gjejmë në ballkonin e spitalit, duke u ngushëlluar si pa kuptuar me cigaren e saj, ndërsa vështrimin e kishte ngulur thellë në errësirë, shkruan“Panorama”.





“Çfarë do bëhet me dorëshkrimet dhe gjithë ato dosje që kemi në shtëpi, Sadije?’, ky ishte shqetësimi i ditëve të fundit të Dritëroit”. Sadija me qetësinë që e shoqëron vazhdimisht, i ishte përgjigjur se të gjitha do të sistemohen, vetëm t’i bëhu mirë.

Bashkëshortja e tij prej 53 vjetësh tregon se gjendja e Dritëroit u përkeqësua të mërkurën e kaluar, 10 ditë më parë, në 3:30 të mëngjesit, duke e sjellë me urgjencë në Sanatorium për ndjekje më të specializuar, dhe pse mjeku që e ndjek prej kohësh është nëndrejtori i këtij spitali, Arian Mezini. Dritëroi që prej dy vitesh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes, por pa i rënë asnjëherë dëshira për të qenë i angazhuar në publik dhe për të pritur njerëz në shtëpi.


Edhe më parë familjarët kishin kërkuar që ai të shtrohej në spital, por ai nuk kishte pranuar. Madje, biseda për t’u shtruar në spital e bënte atë shumë nervoz. Sadija tregon se shtrimi në spital nuk i jepte aspak gjendje të mirë shpirtërore.

“Më thoshte se mjeku më duket si polic, edhe pse mjekët ishin shumë të përkushtuar me të. Dua të jem në shtëpi me ty”, shprehet Sadija për ditët e shtrimit të tij në spital. Në korridor Artani, djali, është i përlotur, ndërsa vajza, Elona, ndodhet me mjekët dhe personelin e spitalit në sallën e reanimacionit. Telefoni i Sadijes nuk pushon.

“Më kanë marrë nga Kosova, nga Italia dhe nga Franca dhe më ngushëllojnë, duan të ndajnë hidhërimin me mua”, shprehet Sadija. Edhe pse kishte ditë që gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh ishte përkeqësuar, Sadija shprehet se iku papritur.

“Dy ditë më parë e shkëputën nga pajisjet e frymëmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, duke e ndihmuar me oksigjen. Pashë se u bë më mirë dhe kjo na bëri pak optimistë. Na iku si papritur! Parametrat e organeve të tij u përkeqësuan menjëherë dhe nuk po e përballonin dot më rëndimin që sëmundja kishte shkaktuar”, tha për “Panoramën”Sadija.

E pyes nëse Ana, mbesa që studion në Paris, ka mundur të vijë këto ditë, Sadija më thotë se ajo është nisur. “Kërkuam një ilaç që do t’i parandalonte hemorragjinë cerebrale dhe nuk e gjetëm, e porositëm në Francë dhe e gjeti Ana dhe, me qejfin e madh se gjeti ilaçin për gjyshin, i cili e kishte pikë të dobët, po fluturonte të vinte. Por nuk e arriti dot”, shprehet Sadija në momentet më të vështira të jetës së saj.

Marre nga Panorama

Tags: DRITEROI
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
Next Post
Ronela dhe Young Zerka të lidhur?! Këngëtari tregon të vërtetën…

Ronela dhe Young Zerka të lidhur?! Këngëtari tregon të vërtetën...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera