Është përfolur gjatë në media se Ronela Hajati dhe Young Zerka janë të lidhur, por vetë këngëtarët nuk kishin deklaruar asgjë. Ka qënë Young Zerka ai që i ka dhënë fund dyshimeve duke thënë se ai dhe Ronela janët thjesht shok. Zerka ishte i ftuar në emisionin Express Rozë. “Këto kohët e fundit na bie të shkojmë shpesh edhe nëpër koncerte bashkë dhe njerëzit mbase e lidhin edhe te kjo. Por jemi dy miq të mirë. Mua nuk më pëlqejnë thashethemet dhe nuk më pëlqen të merrem me thashetheme. Jam i fokusuar te karriera, tek ana e muzikës. Thashethemet janë thashetheme, fjalët e shumta s’të nxjerrin askund. Unë thjesht po them që jemi shumë miq dhe do të vazhdojmë të jemi shumë miq”, -tha këngëtari./revistawho.com