Top modelja Gigi Hadid në kopertinën e revistës “Vogue” në Britaninë e Madhe. Pozon me vëllain Anwar dhe u përgjigjet pyetjeve për lidhjen e saj me ish yllin e One Direction.
Cila është më e famshme, Gigi apo Bella Hadid? Cila prej motrave ka më shumë sukses si modele?
Në Instagram fiton 21 vjeçarja Gigi e cila ka gati 29 milionë ndjekës në krahasim me më shumë se 10 milionë ndjekësit e motrës së saj. Në pasarelë, pozicionet ndryshojnë: Bella, 20 vjeç ishte ndër modelet më të përfolura dhe të fotografuara në Javën e Modës në Paris. Nëse kujtojmë tapetin e kuq të fundit në Kanë, nuk ka dyshime: Bella i magjepsi të gjithë.
Por ishte Gigi ajo që fitoi çmimin “Fashion British Award” si modelja e vitit. Për kopertinat? Kjo është një luftë.
Për momentin biondja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka pozuar për kopertinën e “Vogue” në Britaninë e Madhe ( për muajin mars), rreth një vit pas daljes së saj në të njëjtën revistë, atë të “Vogue” në Kinë, gjithashtu në mars.
Problemet me shëndetin
Për Gigin, faqja e parë nuk është vetëm një mundësi e mirë për të shmangur eklipsimin nga motra e saj, por gjithashtu është një mundësi për të promovuar edhe të voglin e shtëpisë. Në edicionin e fundit fotografik anglez, modelja u paraqit me vëllain e saj 17 vjeçar, Anwari i cili po ashtu po përpiqet të bëjë karrierë në fushën e modës.
Engjëlli i Victoria’s Secret vuan nga disfunksioni i tiroideve, por kjo nuk e ka penguar atë në rritjen profesionale dhe sukseset e njëpasnjëshme.
Tani është rradha e vëllait Anwar.
Lidhja me Zayn Malik
Në revistë, Gigi flet për historinë e saj të dashurisë me Zayn Malik, ish ylli i grupit One Direction, dhe i fejuari i saj që në vitin 2005.
Në përgjithësi pyetjeve mbi raportin e tyre ajo iu përgjigjet me “no coment”. Por këtë herë, ajo në një farë mënyrë ka thyer heshtjen.
Gigi përpiqet shumë që çifti të funksionojë. Investon për dashurinë e tij, deri në pikën sa arrin të heq dorë nga puna( në 2016, ajo bëri një pauzë 4 mujore nga pasarelat)
Por çfarë bën ai për të? Pak ose asgjë. “Ne shikojmë filma bashkë në shtrat deri vonë, pimë kafe dhe hamë biskota. Unë kam nevojë për kafe në shtrat. Dhe kur Zayn më pyet a të pëlqeu filmi, unë nuk di t’i them po ajo jo sepse mua më zë gjumi në mes të filmit,” është shprehur ajo./Syri.net