Ka nuanca të pjeshkës, të floririt të kuq dhe ngjyrës pink, të gjitha të kombinuara në një ngjyrë të vetme. “Blorange” është trendi më i ri i ngjyrës së flokëve këtë fillim viti por asgjë e re këtu. Nuanca është rezultati aksidental i zbehjes së ngjyrës pink në flokët biondë, e cila pas disa larjesh zbehet dhe përfiton një ngjyrë të re që as ti vetë nuk kishe dijeni. Shfletoni galerinë për të parë 10 momente të flokëve blorange dhe isnpirohuni sepse kjo është tendenca më e re e flokëve, të paktën tani për tani. Nga pastelet e buta deri tek neonet elektrike, zgjidhni kë do donit të realizonit nesër tek parukjerja.