Në nëntor të vitit që lamë pas Kendall Jenner festoi ditëlindjen. Dhe më shumë se vetë ditëlindja e modeles, u komentua fustani që ajo kishte veshur. Kendall kishte veshur një fustan me kristale swarovski të cilin e kishte kopjuar nga Paris Hilton. Më pas të gjitha vajzat, modelet, fashion-bloggeret u panë të vishnin të njëjtin fustan. Ndër to edhe Nora Istrefi e cila e ka veshur në videoklipin e fundit “Hije” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Cilës mendoni se i ngjan më bukur?/revistawho.com