Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet sekreti i trupit të Madonës! “Barre Class” mbërrin për herë të parë në Shqipëri me ushtrimet e mbretëreshës së Pop-it.

07/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbulohet sekreti i trupit të Madonës! “Barre Class” mbërrin për herë të parë në Shqipëri me ushtrimet e mbretëreshës së Pop-it.

Nëse keni kanë parë filmin “Black Swan” me aktore kryesore Natalie Portman dhe keni menduar: -“Kushedi sa prova ka bërë ajo për t`i kryer këto lëvizje, unë s`do t`i bëj dot kurrë”, e keni menduar gabim”! Më në fund në Tiranë, diku afër Gjykatës së Tiranës në kat të dytë, ndodhet “Barre Studio”. Dy instruktorët, Eltion Merja dhe Jurgen Bala do t`iu mësojnë të gjitha teknikat e “Barre”-së që për hir të së vërtetës desh mbetëm “injorantë” duke mos e ditur këtë mrekulli që mund t`ia falnim trupit tonë. “Barre” është trendi më i ri i të bërit palestër e kombinuar dhe me ushtrimet isometrike. Lëvizjet e baletit konsiderohet si baza e “Barre”, por që ka dhe elementë të fitnesit e gërshetuar me yoga dhe pilates. Kjo disiplinë është krijuar fillimisht në Londër në vitin 1959, por që u prezantua edhe në SHBA në vitin 1971 duke mos njohur më asnjë kufi. Femrat më të bukura të botës si Marilyn Monroe, Sophia Loren, Brigitte Bardot, Audrey Hepburn apo modelja e Victoria Secret, Alessandra Ambrosio kanë bërë pjesë të jetës së tyre “Barre” duke e mos e tradhëtuar për asnjë ditë. Edhe personazhe të tjerë të showbizit si Kelly Ripa, Zooey Deschanel apo Ginnifer Goodwin janë të dashuruara pas këtyre ushtrimeve.
Gjithçka nis me nxemjen, më pas me ushtrimet që i dedikohen bicepsit, tricepsit, gjoksit dhe pjesës së shpinës. Stërvitja vijon me tubin e baletit ku përmes lëvizjeve të orientuara, rritet rezistenca e trupit dhe aktivizimi i muskujve. Më tej klienti i dedikohet serisë së ushtrimeve stretching për të rritur fleksibilitetin dhe relaksimin e muskujve. Që në seancat e para, rezultatet janë fantastike pasi balanca që pëson trupi dhe definimi i tij, humbja e peshës (e dimë që iu del gjumi natës nga ky hall i madh) apo dhe përgjysmimi i stresit, janë të dukshme dhe reale. Edhe për nënat e reja, “Barre” është tejet i këshillueshëm kjo për shkak të prishjes së balancës së rritjes së barkut dhe peshës trupore të re që fiton trupi i nënës. Seancat nuk zgjasin më shumë se 60 minuta dhe çmimi është super i përballueshëm për të gjithë. Në “Barre Studio” mund të pini ujë detoksi (ujë me fruta të freskëta si frut pasioni, boronicë të zezë e të kuqe etj) pasi shpejton në humbjen e peshës dhe shërben si dush brenda trupit apo të bëni një masazh, dush dhe si dhe të krijoni miqësi të reja pasi ambienti është shumë familjar dhe mikpritës. Në New York e jo vetëm, klasat e Barre-së janë të shpërndara kudo e të mbipopulluara duke ndryshuar kësisoj mendësinë e të bërit jo thjesht palestër, por art me trupin tënd!
Pra, ti që po e lexon tani këtë shkrim dhe thua çfarë trupi bombë ka Madona (afërsisht në të 60-at e saj & besnike e “Barre” prej vitesh), çohu dhe eja te “Barre Studio” duke rezervuar në këtë numër telefoni: +355682055602.






Tags: barre studioMadonnaShqiperiUshtrime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
FOTO/ Bukuroshja shqiptare në kopertinën e “VOGUE”

FOTO/ Bukuroshja shqiptare në kopertinën e “VOGUE”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera