Mes akuzave për tradhti, Adam Levine ka ende mbështetjen publike të gruas së tij. Sipas Page Six, bashkëshortja e këngëtarja dhe modelja e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo, u pa në prapaskenë në koncertin e Maroon 5 në Las Vegas të shtunën mbrëma. Prinsloo dukej shumë mirë, sipas burimeve dhe i dha mbështetjen e saj partnerit. Koncerti ishte paraqitja e parë publike e Levine që kur ai u akuzua për tradhti pasi i dolën biseda me disa vajza në Instagram. Levine mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje jashtë martese, megjithëse pranoi se “kapërceu kufirin” me mesazhet e tij.








