Eglein Laknori ose Egi (siç njihet më së shumti) është mik i ngushtë me aktorin e njohur të humorit shqiptar, Ermal Mamaqi.
Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai është pyetur nëse Ermali i ka ofruar një vend në ‘Xing’.
“Më ka thënë njëherë, kur e filloi, kishte qejf të filloja dhe unë”, tha aktori i ‘2XL’.
Edhe pse interpreton prej 8 vitesh në “Apartament 2XL”, ai ka treguar se si do reagonte nëse Ermali do ia bënte seriozisht ofertën.
“Nuk e di, mbase do më duhet të marr një kohë. Nuk e di të ta them. Ermali ka një emision shumë të mirë, me audiencë të lartë. Dhe Apartamenti është i mirë me audiencë të lartë. Duhet të marrësh kohë ta mendosh se tek Apartamenti u bëra 8 vjet”, është shprehur Egi./revistawho.com